Një talent nga Mali për Flamurtarin

Klubi vlonjat mbetet aktiv në merkato, por këtë herë ka bërë një lëvizje ndryshe. Me skuadrën e trajnerit Duro do të bashkohet një tjetër futbollist i huaj, konkretisht nga Mali, por ai mund të konsiderohet një investim për të ardhmen, sepse është vetëm 18 vjeç. Abdoulaje Ibrahima Toungara është goditja e fundit e vlonjatëve. Ai luan si mesfushor mbrojtës dhe mbrojtës i krahut të djathtë, ndërkohë që për detajet e tjera nuk ka ende informacion. Ka cilësi të mira, ku spikat shpejtësia. Trajneri Duro e pëlqen dhe 18-vjeçari pritet të bashkohet në Mavrovë me ekipin e tij, ku aktualisht stërviten edhe disa të rinj vlonjatë, të cilët do të seleksionohen pas fazës përgatitore.

Është një histori e ngjashme me Nimagën e Skënderbeut, i cili erdhi nga Mali në Shqipëri në moshë shumë të re, po kaq sa afrimi i fundit i vlonjatëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *