Një talent i Bundesligës drejt Kosovës, Ademi zbulon emrin

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka qenë i ftuar në emision “Debat Plus” në “RTV Dukagjini”, ku ka folur mbi tema të ndryshme që prekin futbollin në Kosovë. Kur u pyet në lidhje me bisedimet me lojtarët e rinj të kombëtares, Ademi zbuloi emrin e 20-vjeçarit të Hanoverit, Florent Muslija.

FLORENT MUSLIJA – “Ndoshta Muslija. Jemi në bisedime më të dhe me shumë të tjerë. Besoj që tani me këto rezultate që po vijnë interesi dhe dëshira e gjithsecilit rritet.

FUTBOLLISTËT E IPKO SUPERLIGA NË PËRFAQËSUESE – “Do më bëhet shumë qejfi nëse ka më shumë futbollistë të Ligës së Kosovës, pasi është një promovim për kampionatin. Megjithatë, kjo është një e drejtë ekskluzive e trajnerit. Unë i kam thënë që do më bëhej qejfi nëse do kishim sa më shumë futbollistë të ligës në përfaqësuese. Shaland thjesht po përpiqet të bëjë më të mirën”.

E ARDHMJA E SHALAND – “Sigurisht do të vazhdojmë edhe pas kualifikueseve. Ndihet shumë i kënaqur. E ka thënë dhe vetë që ky është ekipi më i bashkuar dhe luftarak që ka pasur”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *