Një talent francez për Arsenalin, cilësohet si “Henri i ri”

Aleksis Klaude-Maurise nuk është një emër shumë i njohur në futbollin europian, por në Francë, 21-vjeçari vlerësohet shumë dhe konsiderohet si një nga talentët më të mirë. Sulmuesi ka karateristika shumë të ngjashme me legjendën e Arsenalit, Tierri Henri, prandaj dhe “Topçinjtë” duan ta sjellin sa më parë në Londër.

Maurise ka bërë një sezon të shkëlqyer me Lorient në Ligue 2 në Francë, duke bërë që skautët londinezë të çmenden pas tij. Arsenali ka bërë 2 oferta zyrtare deri më tani, 8 dhe 12 milionë euro, por të dy këto oferta janë refuzuar nga Lorient, që kërkon minimalisht 20 milionë euro.

Vetë Maurise flitet se ka gjetur akord me “Topçinjtë” e Londrës dhe kërkon me patjetër që të transferohet në Emirates, por klubi i Lorient duket se nuk ka ndërmend të ulë çmimin. Pritet një ofertë e tretë nga Arsenali, që do të jetë shumë e përafërt me 20 milionët e kërkuar, prandaj dhe akordi shihet si mëse i mundshëm nga mediat franceze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *