Një shtrëngim duarësh dhe në karantinë/ Sulumesi i Chelsea pozitiv, Broja dhe i gjithë ekipi në vetëizolim

0

Pas karantinimit të skuadrës së Arsenalit, izolimit i bashkohen edhe blutë e Chelsea. Shkak për këta të fundit është bërë rezultati pozitiv i sulmuesit Hudson Odoi nga koronavirus. Sulmuesi 19 vjeçar ka shfaqur simptomat e virusit vetëm pak ditë më parë. Ai ishte i dëmtuar dhe mungonte si titullar që prej 1 shkurtit por kjo nuk ka ndikuar që ekipi të shmang karantinimin.

Në prag të ndeshjeve të fundjavës, Chelsesa rrezikon kështu të luaj ndaj Aston Villas e planifikuar për të shtunën në mbrëmje. Ndonëse një pjese e stafit që nuk ka pasur kontakte me Odoi vijon punën normalisht, shumica e ekipit duhet të vetë-izolohet. Pjesë e këtyre masave pritet t’i bashkohet edhe Armando Broja. Sulmuesi shqiptar debutoi ndaj Everton në fundjavën e shkuar dhe mund të jetë e pamundur që një shtrëngim duarësh të ketë ndodhur mes tyre apo të tjerë lojtarë./Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.