Një shqiptar në formacionin ideal të blerjeve në Angli

Mbi 1,3 miliardë euro të shpenzuara në merkato. Një “ushtri” yjesh të rreshtuar nën urdhërat e trajnerëve dhe për të dëfryer tifozët në Premier Ligë. Por, cilat ishin goditjet më të rëndësishme të klubeve angleze?

Formacioni ideal i blerjeve të verës ka në portë Alison, për të cilin Liverpuli investoi shifrën rekord të 80 milionë eurove. Mbrojtja i takon e gjitha Arsenalit dhe Evertonit.

“Topçinjtë” afruan Lihtshtajner nga e djathta dhe Sokratis në qendër. Evertoni u përforcua me Jerri Mina në qendër dhe Lukas Dinje nga e majta.

Në mesfushë, përkrah Fabinjos së Liverpul, rreshtohen edhe dy afrime të Çelsit, Zhorzhinjo nga Napoli dhe Mateo Kovaçiç nga Reali i Madridit.

Në sulm nuk mund të mungonte nga e djathta Rijad Mahrez, i cili u ble nga Mançester Siti, ndërsa në krahun e majtë ndodhet një shqiptar. Xherdan Shaqiri i blerë nga Liverpuli është në mbështetje të Fred, qendër-sulmuesit të afruar nga Mançester Junajtid. Një skuadër e plotë yjesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *