Një shqetësim për Memën, mbrojtësi humbet sfidën me Teutën

Fitorja kundër Kamzës ka rikthyer qetësinë në kampin e Tiranës që siguroi tre pikë të rëndësishme për ecurinë në kampionat. Diferenca me zonën e ftohtë ka shkuar në pesë pikë dhe dy fitoret rresht në kupë dhe kampionat kanë rritur besimin e djemve të Memës.

Ndeshja e radhës është përsëri në shtëpi dhe bardheblutë do të presin Teutën. Mema nuk do të ketë të gatshëm Dorian Kërçikun, i cili ka pësuar një dëmtim muskulor. Mësohet se anësori i krahut të djathtë do të qëndrojë një javë pushim, ndërsa është në dyshim prezenca e tij në ndeshjen e kthimit në kupë kundër Flamurtarit.

Dorian Kërçiku

25-vjeçarit nuk i janë ndarë problemet muskulore dhe kjo është ndalesa e radhës. Ai nuk u aktivizua gjatë ndeshjes së djeshme, por do të bëjë maksimumin për të qenë i pranishëm kundër vlonjatëve. Gjatë këtij sezoni Kërçiku numëron 321 minuta aktivizim në kampionat dhe 139 minuta në kupë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *