Një “shenjtor” në kombëtaren e Anglisë, befason Sauthgejt

Kombëtarja e Anglisë është një nga skuadrat më të forta në botë dhe gjysmëfinalistët e Botërorit “Rusi 2018”, kanë alternativa të shumta. Trajneri Sauthgejt gjithmonë vihet në qendër të kritikave sa herë që shpallen lojtarët e grumbulluar dhe presioni mbi strategun anglez është shumë i madh.

“Tre Luanët” do të luajnë me datë 6 qershor kundër Holandës, sfidë e vlefshme për UEFA Nations League dhe emrat e grumbulluar janë pothuajse të njëjtët me ata të Botërorit, përveç njërit. Bëhet fjalë për Nejthën Redmond, sulmuesin e Sauthhemptonit.

Ylli i “Shenjtorëve” ka bërë sezone shumë të mira vitet e fundit, por grumbullimet e tij me kombëtaren kanë qenë me pikatore, dhe ato në miqësore. Por Sauthgejt ka vendosur t’i besojë dhe siç mediat britanike e bëjnë të sigurt, 23-vjeçari do të jetë pjesë e “Tre Luanëve” për sfidën kundër Holandës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *