Një shembull nga Franca, merret vendimi për tifozët besnikë

0

Në Francë kanë vendosur të marrin një nismë në favor të tifozëve. Çmimet e biletave ndryshojnë në varësi të transfertave, stadiumeve dhe kundërshtarëve. Kështu ndodh gjithkund, madje edhe në Shqipëri.

Liga e Futbollit Profesionist, organ që menaxhon dy ligat e mëdha të futbollit francez (Ligue 1 dhe Ligue 2) ka vendosur çmime fikse për biletat në transferta. Vendimi do të aplikohet duke nisur nga sezoni i ri, madje është vendosur edhe çmimi.

10 euro do të kushtojnë biletat për tifozët miq në elitë dhe 5 euro për ata në Ligue 2. Diçka e tillë bëhet për të mirën e ultrasve, të cilët sakrifikojnë në ndjekjen e skuadrave të zemrës nëpër Francë, por edhe për mbushjen e stadiumeve.

 

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.