Një “Real Madrid” te futbolli i femrave, Lioni shpartallon Barcelonën dhe dominon Europën!

0

Real Madridi te futbolli i meshkujve ka dominuar në dekadën e fundit në Champions League dhe me 4 triumfe në 5 vite riktheu epokën legjendare të viteve ’50, kur fitonte 5 herë rresht Kupën e Kampioneve.

Ndërkaq, te futbolli i femrave ekziston një sozi e Realit (që nuk ka ende ekip femrash!) dhe ai është Lioni.

Ndryshe nga meshkujt, ku mbreti i Francës është PSG, te femrat ligjin e bën Lioni, që jo vetëm dominon në Francë, por është numri 1 në botë.

Sot Lioni triumfoi 4-1 në finalen e Champions League kundër Barcelonës, duke fituar për herë të katërt rresht trofeun më të rëndësishëm europian, kurora e gjashtë në 9 vite.

Në finalen e luajtur në Budapest sfida zgjati vetëm 30 minuta, sepse Maroszan shënoi në minutën e pestë dhe më pas nisi spektakli personal i futbollistes më të mirë në planet, Ada Hegerberg, autore e 3 golave.

Vetëm Ferenc Puskas në 1962 kishte shënuar 3 gola në një pjesë loje në finalen e Kupës së Kampioneve.

Ndërkaq, Barcelona del e humbur, por është në rritje konstante dhe klubi po e mbështet, ndaj lavdia nuk duket larg.

https://publish.twitter.com/?query=https%3A%2F%2Ftwitter.com%2FFCBfemeni%2Fstatus%2F1129807485060165632&widget=Tweet

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.