Një Princ në Las Palmas, rilindja e Boatengut

0

Reali i Madridit mori me fat një barazim dje ndaj Las Palmasit, që kryesonte 3-1 deri afër fundit të takimit. Brenda në “Santiago Bernabeu”! Me një protagonist që pakkush e imagjinonte: Kevin-Prins Boateng.

E thërrasin “Princi”, në Spanjë ka rimarrë kurorën dhe tifozët e adhurojnë si mbret, atë që e kishte humbur prej vitesh, sepse talenti nuk i ka munguar kurrë. Ish-mesfushori i Hertës, Totenhemit, Dortmundit, Portsmuthit, Milanit e Shalkes tashmë ka rigjetur vetveten në Ishujt Kanarie. Lojë e një niveli shumë të lartë, pasime e gola, plot 7. I fundit dje në Madrid, që ka konfirmuar ringjalljen e një futbollisti klasi, por që e ka shkatërruar vetë karrierën e tij.

“Kalimi te Totenhemi ishte hapi i madh në karrierë, por nj muaj pas transferimit trajneri Martin Jol më tha që nuk më kishte në planet e tij. Aty mendova: nëse nuk luaj, po e kërkoj lumturinë me para, në klubet e natës. Kam shpenzuar një mal me para, në alkool, makina e rroba”, rrëfen me keqardhje Boateng, i cili gjithsesi ka ditur të ringrihet dhe në Las Palmas ka rigjetur qetësinë shpirtërore dhe kënaqësinë e të luajturit futboll.

“Këtu zbavitem, luhet pa presion, ka shumë hapësira e shënoj më shumë. Po jetoj në mënyrë të thjeshtë, zgjohem në mëngjes dhe shkoj në stërvitje i veshur me rrobat e stërvitjes. Tani Las Palmasi kërkon ta mbajë, por ofertat nuk i mungojnë. “Rrugaçi” është bërë një pikë referimi për shokët e skuadrës në Spanjë: “U them që të mos e çojnë dëm talentin dhe të mos bëjnë gabimet që kam bërë unë”. Ganezi është ende shumë i ri, por ka provuar gjithçka, në kampionatet më të forta të botës, duke kaluar nga Princ në Mbret në Las Palmas.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here