“Një përrallë me fund të lumtur”, ftesës së Rei Manajt i japin jehonë edhe në Itali

0

Në Itali kanë nisur t’i bëjnë jehonë ftesës së Rei Manajt në ekipin e parë të Barcelonës për ndeshjen e nesërme kundër Getafes në kampionat. “Një përrallë me fund të lumtur”, kështu ka zgjedhur “Tuttomerkatoweb” për të përshkruar karrierën e sulmuesit shqiptar deri tani, duke treguar edhe rrugëtimin që ky i fundit bëri për të arritur deri këtu. Të përfundosh nga Cremonese te një klub me një histori mjaft të madhe si Barcelona nuk është një histori të që mund ta dëshosh përditë, për këtë arsye përtej Adriatikut i japin zë ftesës së Setien për 22-vjeçarin.

E nisi nga ligat e ulëta me Cremonesen në vitin 2014 për të shkuar më pas te Interi, ndërsa rezultatet nuk ishin ato që priteshin. Zikaltrit vendosën që për tre vite radhazi ta huazonin futbollistin drejt Peskarës, Pizës dhe më pas te Granada, ku do të vinte edhe eksperienca e parë në Spanjë. Që prej kalimit te Granada, Manaj ka qendruar në kampionatin spanjoll, ku u transferua te Albasete, me të cilët gjeti rrugën e rrjetës 8 herë gjatë qendrimit të tij. Kaq mjaftoi që Barceona B të vinte me ofertë për sulmuesin shqiptar, të cilin e bëri pjesë të organikës së vetë në muajin janar.

Por fati do i buzëqeshte që në momentet e para kur shkeli në klubin katalanas, teksa dëmtimi i Luiz Suarez dhe më pas edhe i Dembelesë, bënë që shpresat për një vend në ekipin e parë të ndizeshin. Përpos stërvitjes së vazhdueshme me yjet e ekipit A të Barcelonës, tashmë Setien vendosi ta thërrasë edhe në ndeshjen e ardhshme, ndërsa në këto ritme edhe debutimi mund të mos jetë habi. /Sport Ekspres/

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.