Një përrallë koreano-veriore në Serinë A

0

Quhet Han Kuang Son, është nga Korea e Veriut para pak muajsh ka mbushur 18 vjeç.

Profesioni? Futbollist. Ku? Këtu nis e pabesueshmja: Han luan në Serinë A, i pari kampionat si profesionist!

Vjen nga një shtet hermetik, nuk dihet realisht a i mban vetë paratë e kontratës, apo ia mban shteti koreano-verior, por sulmuesi i ri ka bërë një mrekulli: ka gjetyr Europën jo si refugjat, ka gjetur Serinë A me Kaliarin.

Dje gjeti edhe golin e parë në karrierë, kundër Torinos. Ishte ndeshja e dytë në fushë, por natyrisht sërish në fund të takimit u fut, sa për të fituar eksperiencë.

As 15 minuta në Serinë A, gol me kokë për aziatikun shtatshkurtër, që në Itali ka ardhur falë senatorit Antonio Raci, i cili ka qenë iniciator i binjakëzimit të një shkolle futbolli në Peruxhia me një homologe në Korenë e Veriut.

Han duhej të shkonte te Fiorentina, por aty i hoqën vizë pa e provuar, sepse nuk lejohej të luante futboll pa mbushur 18 vjeç. Kaliari e priti, tani përralla e Hanit është në faqet e para të gazetave në Itali e në Azi.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here