Një penallti për Guinness në Elbasani-Orikumi, ja si arbitrat vendosin ndeshjet në Kategorinë e Dytë

Për të vënë duart në kokë, kur sheh penallto.të tilla, në një kampionat që është në errësirë totale.

Elbasani mundi 2-0 dje Orikumin, në një ndeshje me shumë rëndësi në Kategorinë e Dytë, pasi përballeshin dy rivalë direktë për ngjitje në të Parën.

Në minutën e fundit pjesës së parë arbitri Edvaldo Durmishi shpiku një penallti për Guinness, pasi një lojtar i Elbasanit vraponte pas mbrojtësve të Orikumit dhe u rrëzua pa e prekur askush. “Sport Ekspres” ka siguruar videon e momentit të penalltisë.

Arbitri ishte pranë aksionit dhe pa gjithçka, por duket se ose ka probleme shikimi, ose ka bërë gjithçka me qëllim. Si për koincidencë, Tërbuni-Orikumi në maj, finale play-off, gjykohen nga i njëjti arbitër dhe pati akuza nga Orikumi.

Nuk duhen paragjykuar të gjithë arbitrat, por nëse ka penallti të tilla në ndeshje vendimtare, imagjinoni çfarë ndodh në ndeshje ku vëmendja është më e vogël. Dhe pastaj dëgjojmë raste kur lojtarët godasin arbitrat!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *