Një Oskar për Frank De Bur: pushohet nga puna për 77 ditë!

0

E pabesueshme: Frank De Bur ia doli mbanë të përsëritë vetveten, një vit pas dështimit kolosal tek Interi. Në Itali e punësuan në gusht dhe e larguan në nëntor, në fund të një ecurie mediokre, aventurë që zgjati 85 ditë!

Sot ka ardhur thyerja e rekordit: Kristal Palas e ka pushuar nga puna trajnerin holandez pas vetëm 77 ditësh në drejtim! Nuk është rekord, por aty pranë, sepse De Bur bëhet trajneri i tretë me jetëshkurtër në stolin e një klubi të Premier Ligës, pas Les Rid të Çarltonit (40 ditë në vitin 2006, 7 ndeshje) dhe Rene Mulensten (Fulham, 2013/14, 74 ditë në drejtim).

Zero fitore, 0 gola të shënuar, 4 humbje rresht, fillimi më i dobët në historinë e Premier Ligës për çdo klub anglez. Asnjë trajner në histori nuk ishte larguar nga puna me kaq pak ndeshje në drejtim.

Palas ka humbur durimin, ka grisur kontratën 3-vjeçare, i ka dhënë 5 milionë sterlina trajnerit dhe e ka nisur pa ceremoni në Holandë.

Tashmë pritet që Roj Hoxhson të firmosë një kontratë dy-vjeçare me klubin londinez, por në garë është edhe Alardajs. Jo rastësisht, dy ekspertë të futbollit anglez, ndryshe nga De Bur, i cili ka fituar vetëm në Holandë me Ajaksin.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here