Një opinion konfuz në lidhje me Shqipërinë e Panuçit

2

Opinioni sportiv dhe ai teknik kanë të drejtë,  Shqipëria kundër Norvegjisë nuk ishte ajo çka pritej. Modul që nuk funksionon, lojë nuk prodhohet, problem në mbrojtje dhe në sulm. Gjuajtjet në portë me pikatore, mungesë ritmi dhe madje edhe dëshire. E parë kështu, pesimistët kanë të drejtë të ngrenë krye dhe të thonë. Ku është Shqipëria që Panuçi premtoi? Fatalistët shkuan dhe më tej, pse Shqipëria e De Biazit ishte e kujdesshme, nuk linte hapësira, pësonte gol rrallë dhje gjithsesi e gjente rrjetën? A mos ndoshta kemi bërë një hap pas?

Për të dalë në përfundime – dhe ky nuk është justifikim, por një analizë – është shpejt. Mbi të gjitha duhen evituar krahasimet. Shqipëria e De Biazit kishte një grup më të gjerë lojtarësh, në formë, të uritur, në kulm dhe mbi të gjitha në cilësi. Shqipëria sot nuk ka as Agollin, as Kukelin, as Abrashin, as Memushajn, as Xhakën e as Lenjanin e viteve të shkuara, pa harruar Lorik Canën. Nuk ka në dispozicion as kohën. De Biazi kishte një projekt afatgjatë, Panuçi ka një misionin, sot për sot, “dua kualifikimin, e dua tani, e dua me pahir”.

Teksa shihje Norvegjinë e Lagerbak kuptoje qartë se çfarë përmirësimi kishte bërë kjo skuadër në drejtimin e këtij trajneri në raport me disa vite më parë. Njerëzit harrojnë që në shkurt të 2017 Lagerbak mori drejtimin e një skuadre pothuaj të pashpresë. Humbi 2-3 ndeshje zyrtare, pësoi një disfatë 6-0 me Gjermaninë dhe në nëntorin e shkuar u mund nga Maqedonia dhe Sllovakia në miqësore. Disa statistika për të treguar se asgjë nuk vjen rastësisht dhe menjëherë. Telekomanda në futboll nuk ekziston.

E megjithatë ka diçka që nuk shkon. Mbi të gjitha në daljet publike apo në mënyrën se si përgatitet ndeshja. Qoftë dhe një paranojë po i kushtohet shumë rëndësi kazermës në stërvitjes, manisë për të luajtur futboll sulmues, konsumimit të krahëve. Sot Shqipëria është më e thjeshtë për kundërshtarët. Mjafton të bllokosh Roshin dhe Grezdën dhe praktikisht i ke prerë gjithçka. I ke prerë krahët.

Tranzicionet janë normale në futboll, sidomos pas sukseseve të mëdha dhe pas tërheqjes, dëmtimeve apo mos afrimeve për arsye moshe të disa lojtarëve. Por nëse është kështu, është mirë të mos themi jemi Shqipëria e Europianit. Nuk jemi Shqipëria e Europianit. Dhe përgjigjja nuk duhet dhënë vetëm nga trajneri. Ku është ndjenja e madhe kombëtare dhe dëshira e atyre eliminatoreve? Ishte vetëm një miqësore. Përgjigjet e vërteta do i marrim në shtator.

2 KOMENTET

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here