Një ndeshje miqësore për të rregulluar shënjestrën, Vllaznia e teston veten të shtunën

Vllaznia e ka nisur kampionatin shqiptar brenda pritshmërive, teksa në 3 ndeshje të zhvilluara ka marrë 4 pikë. Fillimisht duke mundur Laçin, për të barazuar pa gola ndaj Bylisit dhe më pas humbja me Tiranën.

Por te kjo e fundit ndikoi shumë edhe prishja e atmosferës festive, teksa menjëherë pas tensioneve nga tribuna, do të vinin dy golat e pësuara. Por problemi më i madh i Vllaznisë që është parë deri tani, i përket pjesës së sulmit.

Vetëm një gol i shënuar, supergol më saktësisht nga Hygor. Por që është shumë pak për pretendimet e shkodranëve, që nuk mund të shpresojnë vetëm tek perla të tilla, që vijnë rallë. Në ditën e shtunë do të zhvillohet një përballje miqësore te kompleksi sportive “Zmijani” në orën 17:00. Futbollistët e Jonuz do të përballen me Veleçikun, atje ku objektivi kryesor do të jetë realizimi i sa më shumë golave. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *