Një mur në portën e Spal-it, media italiane: Berisha në versionin superhero

Etrit Berisha ishte një mur i vërtetë kundër Juventusit, ku megjithëse ekipi i tij humbi me rezultatin 2-0, gardiani shqiptar ka bërë një paraqitje të paharrueshme. Portieri kuqezi u ka mohuar shumë herë golin bardhezinjve gjatë asaj ndeshje, duke e shpëtuar Spalin nga një humbje e thellë, por edhe duke ia vështirësuar jashtë mase punën kundërshtarëve.

Mediat italiane e kanë ngritur në piedestal shiptarin, duke e vlerësuar për atë çfarë aid ha në fushën e lojës. Prestigjozja “Gazzeta dello Sport” e ka e cilësuar gardianin shqiptar si një superhero në artikullin e saj, që mbante titullin: “Berisha në versionin Superhero: çfarë beteje kundër Juves”.

“Portieri i Spal ua vështirësoi lojën bardhezinjve me këtë paraqitje të jashtëzakonshme”, ka shtuar më tej e përditshmja italiane.

Ndërkohë, “WhoScored” e ka përfshirë Berishën në formacionin më të mirë të javës në Itali, duke e vlerësuar portierin shqiptar me notën 8.5./Sport Ekspres/