Një monedhë dhe fati i japin Italisë triumfin!

0

 

Ndryshime në ajër në vitin 1968: në të gjithë botën, por edhe sa i përket Kampionatin Europian dhe për vendin organizator. Pasi preku fundin në Botërorin FIFA të vitit 1966, Italia rilind dhe bëhet fituesja e parë e Europianit UEFA me formatin e ri

Për këtë turne, në fakt, futen në rregullore edhe grupet kualifikuese, që përdoren edhe ditët e sotme. Vetëm Malta dhe Islanda nuk pranojnë, ndërsa në turne debuton Gjermania Perëndimore me Gerd Mylerin “dirigjent”. Gjermanët përfundojnë në vend të dytë pas Jugosllavisë në grupin e tyre. Kampionët e botës së Anglisë fitojnë grupin e tyre. Pas humbjes së famshme 3-2 në “Uembli” kundër Skocisë, anglezët kalojnë falë barazimit 1-1 në “Hampden Park”, përpara 130.711 spektatorëve, rekord për këtë kompeticion. Shumë pak surpriza në grupet e tjera: Portugalia e Eusebios përfundon pas Bullgarisë, ndërsa një Belgjikë e shkëlqyer e mbyll pas Francës. Asnjë problem për kampionët në fuqi, Spanja, që kualifikohet për një çerekfinale intriguese me Anglinë. Skuadra e drejtuar nga Alf Ramsi fiton 1-0 në shtëpi dhe 2-1 në Madrid. Gjysmëfinalistet e tjera janë Jugosllavia, Bashkimi Sovjetik dhe ekipi i rinovuar “axur” i Ferruçio Valkarexhit. Pas domateve me të cilat ishin pritur pas kthimit nga Botërori në Korenë e Veriut,”axurët” duan të shfrytëzojnë faktorin fushë për të rifituar dashurinë e tifozëve.

Finalja vjen falë hedhjes së monedhës, që është edhe episodi kurioz më i bukur në historinë e futbollit dhe që ka mbetur në memorien e të gjithëve, duke e kthyer atë monedhë në një emblemë… Ndaj Bashkimit Sovjetik, në fushë, ndeshja përfundoi 0-0. Në gjysmëfinalen tjetër, Jugosllavia mund një Angli që mbeti me dhjetë falë një goli të shënuar nga Dragan Xhajiç. Alan Muleri bëhet futbollisti i parë i kombëtares angleze që merr karton të kuq. Sa i përket finales, Italia kalon në disavantazh pas golit të Xhajiç në të 39’ dhe duket e vendosur për humbjen. “Për të qenë të sinqertë, nuk e meritonim të fitonim”, do të rrëfejë vite më vonë Dino Zof. Dhjetë minuta nga fundi, Anxhelo Domengini barazon dhe finalja duhet të përsëritet dy ditë më vonë. Valkarexhi ndryshon fytyrën e ekipit duke hedhur në fushë edhe Sandro Macolën dhe Luixhi Rivën. Ky i fundit shënon, ashtu si edhe Pietro Anastasi: Jugosllavia mundet 2-0. “Ai rezultat ishte i pamerituar”, do të deklaronte Zof më vonë. “Kujtimi jeton ende”.

 

Golashënuesit

2 gola: Dragan Xhajiç (Jugosllavi)

1 gol: Bobi Carlton (Angli), Geof Hurst (Angli), Pietro Anastazi (Itali), Anxhelo Domengini (Itali), Xhixhi Riva (Itali)

 

Finalja

Ndeshja e dytë/ Itali 2-0 Jugosllavia

Ndeshja e parë/ Italy 1-1 Jugoslavia

Vendi i tretë

Angli 2-0 Bashkimi Sovjetik

 

Gjysmëfinalet

Itali 0-0 Bashkimi Sovjetik

Italia fiton me hedhjen e monedhës

Jugosllavia 1-0 Angli

 

Çerekfinalet

Rezultati i të dy ndeshjeve

Bashkimi Sovjetik – Hungari 3-2/ (0-2), (3-0)

Spanja – Anglia 1-3/ (0-1), (1-2)

Jugosllavia – Francë 6-2/ (1-1), (5-1)

Italia – Bullgaria 4-3/ (2-3), (2-0)

 

 

Faza Kualifikuese

Grupi 1

Çekosllovaki – Irlanda 1-2

Turqi – Çekosllovaki 0-0

Spanjë – Çekosllovaki 2-1

Çekosllovaki – Spanjë 1-0

Çekosllovaki – Turqi 3-0

Spanjë – Turqi 2-0

Irlandë – Çekosllovaki 0-2

Turqi – Spanjë 0-0

Spanjë – Irlandë 2-0

Irlandë – Turqi 2-1

 

Grupi 2

Portugali – Bullgari 0-0

Bullgari – Portugali 1-0

Bullgari – Suedi 3-0

Portugali – Norvegji 2-1

Suedi – Norvegji 5-2

Norvegji – Suedi 3-1

Norvegji – Bullgari 0-0

Suedi – Bullgari 0-2

Norvegji – Portugali 1-2

Suedi – Portugali 1-1

Bullgari – Norvegji 4-2

Portugali – Suedi 1-2

 

 

Grupi 3

Austri – Greqi 1-1

Greqi – Bashkimi Sovjetik 0-1

Austri – Bashkimi Sovjetik 1-0

Greqi – Austri 4-1

Austri – Finlandë 2-1

Finlandë – Bashkimi Sovjetik 2-5

Bashkimi Sovjetik – Finlandë 2-0

Bashkimi Sovjetik – Greqi 4-0

Bashkimi sovjetik – Austri 4-3

Finlandë – Greqi 1-1

Greqi – Finlandë 2-1

Finlandë – Austri 0-0

 

 

Grupi 4

Shqipëri – Gjermani Perëndimore 0-0

Jugosllavia – Shqipëri 4-0

Gjermania Perëndimore – Jugosllavia 3-1

Shqipëri – Jugosllavi 0-2

Jugosllavi – Gjermania Perëndimore 1-0

Gjermani Perëndimore – Shqipëri 6-0

 

Grupi 5

Gjermania Lindore – Hungari 1-0

Gjermani Lindore – Danimarkë 3-2

Danimarkë – Hollandë 3-2

Hungari – Gjermania Lindore 3-1

Hollanda – Gjermani Lindore 1-0

Danimarkë – Gjermani Lindore 1-1

Danimarkë – Hungari 0-2

Hungari – Hollandë 2-1

Gjermani Lindore – Hollandë 4-3

Hollandë – Danimarkë 2-0

Hungari – Danimarkë 6-0

Hollandë – Hunagri 2-2

 

 

Grupi 6

Qipro – Zvicër 2-1

Itali – Zvicër 2-1

Zvicër – Itali 2-2

Zvicër – Qipro 5-0

Itali – Qipro 5-0

Rumani – Itali 0-1

Zvicër – Rumani 7-1

Rumani – Qipro 7-0

Qipro – Itali 0-2

Qipro – Rumani 1-5

Itali – Rumani 3-1

Rumani – Zvicër 4-2

 

Grupi 7

Francë – Luksemburg 3-1

Belgjikë – Luksemburg 3-0

Francë  – Belgjikë 1-1

Belgjikë – Poloni 2-4

Poloni – Francë 1-4

Poloni – Belgjikë 3-1

Luksemburg – Poloni 0-0

Luksemburg – Belgjikë 0-5

Luksemburg – Francë 0-3

Belgjikë – Francë 2-1

Francë – Poloni 2-1

Poloni 4-0 Luksemburg

 

 

 

 

Grupi 8

Uellsi – Irlanda e veriut 2-0

Skoci – Angli 1-1

Angli – Irlandë e Veriut 2-0

Skoci – Uells 3-2

Uells – Angli 0-3

Irlandë e Veriut – Skoci 1-0

Angli – Skoci 2-3

Irlandë e Veriut – Uells 0-0

Skoci – Iralndë e Veriut 2-1

Angli – Uells 5-1

Uells – Skoci 1-1

Irlandë Veriut – Angli  0-2

 

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image