Një mesazh edhe për Manaj/ Deulofeu pranon dështimin: Të gjithë më shihnin si Messi i ardhshëm, presioni më dëmtoi

Çdo lojtar ose çdo kandidat për t’u bërë i tillë e sheh majën e karrierës te Barcelona ose Real Madrid. Dy klubet më të lakmuara por njëkohësisht edhe më të ndaluarat për shumë lojtarë të rinj. Jo vetëm për faktin e mungesës së talentit por një aspekt i rendësishëm lidhet edhe me menaxhimin. Një punë në grup e cila në të dyja skuadrat e sipër përmendura në shumë raste ka dështuar përballë emrave premtues.

Flasim këtu për njerin prej tyre, Gerard Deulofeu. Sulmuesi pati fatin e madh që në moshën 9-vjeçare të jetë pjesë e të rinjve të Barçës. Me kalimin e kohës karriera e tij do të vërtitej rreth huazimeve deri në momentin që Barça vendos ta shes dhe ta blej brenda dy viteve(2015-2017) nga skuadra e Everton. Në kujtesën e tifozëve spanjolli mbahet mend vetëm për performancën e dhenë të Milan, ndërkohë në skuadrat e tjera është parë si një lojtar më shumë në fushën e lojës, ndonëse pritshmëritë për të ishin të larta.

Këta e pranon edhe vet Deulofeu. Ai thotë se etiketimi që i bën si Messi i ardhshëm dhe presioni i lartë i ushtruar mbi të arritën të dëmtonin karrierën e tij. Spanjolli ka pranuar se vitet e tija në futboll mund të ishin më të mira në rast se ndaj tij do të kishte një menaxhim më të mirë, të paktën nga ana e Barcelonës. Gjatë intervistës Deulofeu jep edhe një mesazh sesi duhet të punohet me të rinjtë e Barça B apo lojtarët premtues.

“Kur jeni i ri në Barca ka shumë vështrim ndaj teje, shumë njerëz që mendojnë se do të jesh Iniesta tjetër, Messi tjetër, apo një nga yjet e futbollit. Kjo është e vështirë sepse lojtarët e rinj duhet të punojnë me qetësi, çdo ditë, pa presion. Ju duhet të mësoni dhe të punoni por disa njerëz flasin shumë dhe ata krijojnë një ëndërr për ju që është shumë e vështirë për t’u arritur.

Jam krenar që jam formuar në Barcelona sepse kam mësuar shumë nga akademia e tyre, por të gjithë njerëzit e dinë që koha ime në ekipin e parë nuk ishte më e mira. Ky ishte objektivi im dhe unë nuk arrita ta bëj atë. Ishte shumë e vështirë sepse po luan mirë për Barca B dhe e di që ke përpara, Mesi, Neymar dhe Pedro, shumë lojtarë vërtet të mirë dhe duhet të vendosësh nëse dëshiron të jesh i durueshëm apo të largohesh dhe të përjetosh përvoja të tjera dhe luash”- ka thënë sulmesi spanjoll./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *