Një mbojtës për të zëvendësuar Imobilen, Inzagi mendon eksperimentin e çmendur kundër Milanit

Lazio po vazhdon të mbajë ritmin e Juventusit në kampionat. Fitoret e fundit e kanë dërguar kuadrën në vetëm 4 pikë larg bardhezinjve dhe për të luftuar deri në fund duhet të marrin 3 pikët edhe kundër Milanit. Një ndeshje e vështirë kjo për bardhekaltrit, duke ditur edhe faktin se vijën e sulmit do të mungojë një makineri golash si Imobile apo edhe Kaisedo.

Të dy janë të skualifikuar dhe në këto kushte Inzagit nuk i mbetet gjë tjetër veçse të eksperimentojë, madje duke kaluar edhe në çmenduri. Për të mbyllur boshllëqet në sulm, trajneri i Lazios po mendon të hedhë në fushë Bastos. Një qendërmbojtës për të bërë rolin e Imobiles kundër Milanit.

Lojtari nga Angola ka një fizik të mirë dhe nuk i mungon as teknika, as driblimi e as goditja. Madje ka gjetur edhe 9 herë golin në 86 takime me fanellën e skuadrës italiane. Shifra këto që tregojnë se rruga e rrjetës nuk është e panjohur për të. Ndërkohë në mbështetje të tij do të jenë edhe Korrea së bashku me njërin midis Luiz Alberto ose Milinkoviç-Saviç./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *