Zyrtare | Uest Hem prezanton blerjen rekord, goleadori kushton 50 milionë euro

Uest Hem ka thyer rekordin e transfertës më të shtrenjtë në historinë e klubit, duke paguar 50 milionë euro (45 milionë paundë) për kartonin e sulmuesit të Ajtrahtit të Frankfurtit, Sebastien Haller. Francezi luante prej dy vitesh me skuadrën gjermane.

Ekipi londinez ka prezantuar me anë të një video në rrjetet sociale fanellën e tretë dhe blerjen rekord të klubit. Haller spikati gjatë dy sezoneve të tij në Bundesligë, ku në 60 ndeshje shënoi 24 gola e shërbeu 13 asiste.

Mbetet për t’u parë se çfarë strategjie do ndjekë klubi gjerman për të zëvendësuar dy të larguarit. Për momentin Frankfurti nuk ka shpenzuar qoftë dhe një qindarkë për të përforcuar repartin e sulmit, ku tashmë i vetmi i mbijetuar është kroati Ante Rebiç, madje dhe ky i fundit mund të largohet për shkak të ofertave të shumta.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online