Një makineri golash, talenti 14-vjeçar thyen rekordin e Avdijajt!

Ende nuk i ka mbushur 15-vjeç, por talenti gjerman Jusufa Mukoko po përmendet gjithmonë e më shumë nga mediet sportive në Gjermani. Sulmuesi bën pjesë në akademinë e Borusia Dortmund, ku po mahnit javë pas jave me golat e tij.

Mukoko aktivizohet me ekipin U17 të verdhezinjve. Pavarësisht se pjesa dërrmuese e kundërshtarëve janë 2 ose 3 vite më të mëdhenj se ai, kjo nuk përbën aspak problem për djaloshin me origjinë kamerunase .

14-vjeçar e mbylli këtë sezon të Bundesligës U17 me një numër rekord prej 46 golash në 25 ndeshje. Tripleta në takimin e fundit ndaj Duisburgut i mundësoi Mukokos thyerjen e rekordit të golave në këtë kampionat, rekord që mbahej prej pesë vitesh nga ish-futbollisti i Shalkes Donis Avdijaj me 44 gola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *