Një madrilen kërkon përsëritjen e Barcelona-PSG

0

Barcelona-PSG vazhdon të krijojë debate, edhe pse kanë kaluar disa ditë nga fitorja legjendare e katalanasve ndaj klubit francez. Një tifoz i Realit, Luis Melendo Olmedo, ka nisur një peticion në platformën change.org, me synimin për të mbledhur firma dhe për t’i dërguar UEFA-s një kërkesë për përsëritjen e ndeshjes që drejtoi Deniz Ajtekin, nën akuzë se gaboi në dëm të PSG-së.

Peticioni absurd ka mbledhur deri tani 130,000 firma, por edhe sikur të shkojnë një milionë, është sërish një histori qesharake, sepse është e pamundur që një ndeshje futbolli të përsëritet vetëm pse nuk u pëlqen tifozëve, sidomos atyre të Realit.

Petición del aficionado del Real Madrid en la plataforma change.org

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here