Një lojtar nga Serie A dhe tjetri në Serinë C, Koronavirusi nuk kursen askënd në Itali

0

Koronavirusi është përhapur me shpejtësi në Itali, duke sjellë edhe një panik në shtetin fqinj. Por këtij virusi nuk i ka shpëtuar as futbolli. Një lojtar i Pianese, që luan në Serinë C italiane, është diagnostikuar pozitiv nga koronavirusi. Futbollisti kishte pasur fillimisht simptoma të një gripi të zakonshëm që të shtunën e shkuar dhe për këtë arsye nuk u shfaq në stërvitjen e skuadrës së tij.

I vetëizoluar për disa ditë, lojtari vendosi të kontaktonte me qendrën shëndetësore, ku edhe mori përgjigjen se ishte pozitiv ndaj koronavirusit. Ndërkohë skuadra e tij ka vendosur të mos stërvitet, duke marrë kështu një masë paraprake. Kjo për faktin se në mesditën e së shtunës, kur edhe nisën të shfaqeshin simptomat e para, futbollisti ishte nën shoqërinë e ekipit me të cilët konsumoi edhe vaktin e drekës.

Ndërkohë një tjetër lojtar dyshohet të jetë i infektuar dhe këtë herë bëhet fjalë për Edoardo Goldaniga, që aktivizohet me Genoan në elitën e futbollit italian. Mbrojtësi dhe klubi kanë arritur në një marrëveshje që stërvitja e tij të jetë e veçuar deri në momentin që do të merret edhe një përgjigje nga analizat mjekësore./Sport Ekspres/

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.