Një lojtar debutues kishte marrë ftesën e Rejës, e zbulon Tahiraj: Do vija te Shqipëria, dua të kthehem te Juventus

Marsi pritej të sillte debutime në Kombëtaren e Shqipërisë, por pandemia e shkaktuar nga Koronavirusi i prishi të gjitha planet futbollit. Miqësoret e kuqezinjve u anulluan dhe i hoqën kështu shansin talentit Fraçesko Tahiraj të vishte për herë të parë fanellën e ekipit Kombëtar. Një fakt ky i zbuluar nga vetë futbollisti, i cili ishte i ftuari i radhës në emisionin “Fan Zone” në “Supersport”.

Tahiraj është një prodhim i dalë nga akademia e Juventusit, ndërsa tashmë luan në të njëjtin ekip me Ismajlin te Hajduku i Splitit në Kroaci. Por 23-vjeçari bën me dije se bardhezinjtë mbeten në zemrën e tij dhe se objektivi i vetëm është rikthimi në gjirin e “Zonjës së Vjetër”.

”Trajneri Edy Reja më kishte në listën e të grumbulluarëve për dy miqësoret e Marsit por që për fat të keq u anulluan për shkak të koronavirusit. Dëshira ime është që në të ardhmen të rikthehem tek Juventusi që është ekipi që më rriti dhe që mbetet ekipi im i zemrës”, ka thënë Françesko Tahiraj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/