Një Lionel merr drejtimin e Argjentinës, por nuk është Mesi

Argjentina ka lënë pas një Kupë Bote kaotike, ku dështimi totalisht, ndërsa pak ditë pas eliminimit pushoi nga puna trajnerin Horge Sampaoli.

Tani drejtimin e merr provizorisht Lioneli. Jo Mesi, edhe pse ka kohë që thuhet se ylli i Barcelonës bën formacionin dhe skemat tek Argjentina.

Trajneri i ri është Lionel Skaloni, i cili do të ketë në krah të tij si bashkëpunëtor edhe një tjetër ish-futbollist të njohur si Pablo Aimar.

Skaloni ka qenë pjesë e Argjentinës kampione bote për 20-vjeçarët në 1997, një i besuar i trajnerit Hoze Pekerman, i cili e mori edhe në Kupën e Botës 2006.

Edhe në Botërorin rus Skaloni ishte pjesë e stafit drejtues dhe konsiderohet një emër që ka marrëdhënie të shkëlqyera me lojtarët, duke nisur nga Mesi, por edhe me federatën. Ndoshta drejtimin se shpejti do ta marrë Pekerman, por në pritje të trajnerit veteran, një nxënës i tij merr përsipër rindërtimin e Argjentinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *