Një “like” në Instagram sjellë krisje, Ikardi mbështet Kërkiç me padrejtësinë e Interit

Mauro Ikardi ka ndezur edhe një herë polemikat me tifozët e Interit. Marrëdhënia e argjentinasit me zikaltrit është thyer prej kohësh dhe duket se e ardhmja e tyre nuk do të jetë më bashkë. Dikur i udhëhiqte me shiritin e kapitenit në krahë, por shumë shpejt gjërat do të ftoheshin, për të përfunduar deri sot, ku largimi duket zgjidhja e vetme mes dy palëve. Ka mjaftuar një pëlqim në rrjetet sociale që Ikardi të hapë sërish debate dhe t’i hedhë benzië zjarrit që është ndezur prej disa kohësh me tifozët e Interit.

Gjithçka bën fjalë për një postim të shpërndarë nga ish-futbollisti i Barcelonës, Bojan Kërkiç. Ky i fundit u ka kujtuar zikaltërve atë gjysmëfinale në vitin, 2010, kur fituan edhe tripletën. Një gol i bukur i ardhur prej këmbëve të tij, por që në fund u anulua për shkak të një pretendimi për një top të prekur me dorë nga Jaja Ture. “AniVARsario“ shkruan Kërkiç në përvjetorin e ndeshjes, ku Barcelonës padrejtësisht iu mohua finalja, ndërsa nënkupton qartë se në rast se VAR-i do të ekzistonte atëherë do të kishim një tjetër skuadën në finale. E pikërisht ky postim ka marrë edhe mbështetjen e Ikardit me një pëlqim në “Instagram“, që padyshim nuk është pritur mirë nga tifozët e Interit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

View this post on Instagram

 

aniVARsario ? #barçainter #2010

A post shared by Bojan Krkic (@bokrkic) on