Një lider në Larisa, Andoni tani gjuan edhe penalltitë

0

Është 26 vjeç, mesfushor i fuqishëm, i aftë të mbrojë, por edhe të sulmojë. Për Shqipërinë nuk është ende një lojtar interesant, përderisa asnjë trajner nuk e sheh, por Fatjon Andoni është një lider te Larisa në kampionatin grek.

Ashtu si sezonin e shkuar, edhe këtë sezon Andoni është titullar fiks te Larisa, ku është ndër 5 lojtarët më të aktivizuar në kampionat, ku ka shënuar edhe një gol.

Ndërkaq, Andoni tashmë gjuan edhe penalltitë, shenjë e besimit të madh që kanë trajneri dhe klubi tek ai. Sot Larisa u ndesh me PAS Janinën në çerekfinalet e Kupës së Greqisë dhe i duhej të mbronte fitoren 2-1 në Janinë.

Koha e rregullt u fitua 2-1 nga Janina, ku mungonte Andi Lila, ndërsa në shtesë Larisa në fillim barazoi dhe më pas në minutën e 108-të pikërisht Andoni nga pika e bardhë siguroi fitoren dhe kualifikimin.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image