Një leksion nga Kosova, për tifozët e Kombëtares kuqezi

Shqipëria luan me Jordaninë këtë të mërkurë. Kosova ndaj Maltës të enjen. Dy sfida të ndryshme, që edhe pse ndaj rivalëve jo me emër prestigjoz, kanë një diferencë të madhe: interesimi nga tifozët.

Ashtu siç ndodh zakonisht ndaj ekipeve pa emër, tribunat e stadiumit për Kombëtaren janë gjysmë të boshatisura. Interesim të lartë ka vetëm ndaj skuadrave të mëdha. Dukuri që vazhdon prej vitesh, duke krijuar idenë se përveç tifozëve besnikë kuqezi, pjesa tjetër shkon në stadium për të ndjekur yjet e kundërshtarëve.

Për ndeshjen e 10 tetorit në “Elbasan Arena” biletat po shiten me ritme jo të larta. E kundërta ndodhi në Kosovë. Për sfidën e “Dardanëve” ndaj Maltës, interesimi ka qenë i jashtëzakonshëm. Njësoj si edhe ndaj Ishujve Faroe. Radhë të pabesueshme për të siguruar bileta dhe natyrshëm tifozë të pakënaqur për vështirësinë e blerjes, ose se nuk siguruan një vend.

Padyshim që në Kosovë ky proces ka nevojë për mjete rregullatore, për ta bërë blerjen e biletave më të lehtë, por kërkesa e lartë është për tu vlerësuar. Tifozët duan të jenë në stadium për të mbështetur yjet e tyre.

Fakti që ndaj Maltës është ndeshje zyrtare në Ligën e Kombeve dhe ajo e Shqipërisë me Jordaninë një miqësore, nuk mund të përdoret si justifikim. Nga Kosova vjen një leksion për tifozët kuqezi, si duhet të jetë stadiumi për të mbështetur dhe ndihmuar skuadrën.

One thought on “Një leksion nga Kosova, për tifozët e Kombëtares kuqezi

  1. sigurisht por duhet te keni parasysh dy elemente : se pari cmimi i biletave ne kosove fillon nga 2-10 euro kurse tek ne fillon me 20 euro dhe se dyti kjo kombetare me kete trajnier amator nuk ngroh askend

Leave a Reply to besi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *