Një legjendë mendon rikthimin te Milani

Rikardo Kaka ka dy vite që është shkëputur nga futbolli. Braziliani pas tërheqjes është treguar pasiv sepse ka dashur t’i kushtojë kohën e munguar familjes. Ai tani po e mendon të kthehet në një rol drejtues pranë një klubi apo kombëtareje. Posti i drejtorit sportiv nuk do ishte keq.

Në një intervistë për “Fox Sport Brazil”, Kaka shprehet se po bën një kurs mbi çështjet menaxheriale sportive. Kthimi te Milani, atje ku ka bërë historinë nuk ka sesi të përjashtohet. Megjithatë një rol në kombëtaren e Brazilit do i pëlqente shumë. Në këtë mënyrë do ishte edhe pranë familjes.

“Po pregatitem për t’u kthyer në futboll, ndoshta si drejtor sportiv. Në gusht përfundoj një kurs për menaxhimin e sportit dhe do të shohim se ç’do të ndodhë më pas. Të filloja te Milani do të ishte shumë mirë. Si për historinë që kam me atë klub, ashtu edhe për prestigjin që kanë në botën e futbollit. Megjithatë më është bërë e vështirë të jem për shumë kohë larg familjes. Një post te kombëtarja e Brazilit? Do e mendoja këtë”, u shpreh ish-fituesi i “Topit të Artë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *