Një legjendë këshilla Guardiolës: Respekto kundërshtarin dhe fiton Championsin

Guardiola është trajeri që aplikon lojën më të bukur të viteve të fundit. Në çdo ekip që shkon, ai instalon idetë e tij dhe i shndërron lojtarët në “robotë fitues”. Megjithatë, triumfi në Champions është tabuja që duhet të thyejë gjeniu spanjoll. Ai nuk ka arritur ta fitojë që nga kohët e arta në Barcelonë. Nga atëherë ai ka drejtuar Bajernin dhe po sundon Anglinë me Sitin.

Luis Van Gal

Luis Van Gal është një ekpert i sutdimit të futbollit. Holandezi gëzon një eksperiencë të madhe në botën e futbollit dhe është me vend që një si ai të japë këshilla edhe për një trajner të madh si Guardiola. Van Gal mendon se Guardiola duhet të studiojë kundërshtarin dhe jo vetëm të perfeksionojë lojën e tij për të fituar një kompeticion si Champions League.

“Fitimi i kampionatit për herë të dytë rresht është fantastike. Guardiola ka fituar gjithçka që mund të fitohet në Angli, por niveli më i madh është Championsi. Dhe se ai nuk mundi të fitonte as me Sitin as me Bajernin. Kjo vjen si pasojë e shqetësimit të tepërt në lidhje me lojën e ekipit të tij dhe humbja e kujdesit për lojën e kundërshtarit. Gjithmonë duhet ta respektoni kundërshtarin. Guardiola dhe Ten Hag kanë ekipe me cilësi të lartë për rivalët e tyre brenda vendit, por kjo nuk vlen për Championsin”, u shpreh ish-strategu holandez, që dikur e ka stërvitur si lojtar Guardiolën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *