Një legjendë i jep fund, Murray jep lajmin shokues

0

Tenisti i njohur skocez, Andi Murray, njoftoi para medieve se do të tërhiqet nga sporti i tenisit, pas turneut të “Wimbledon”, që do të zhvillohet në muajin qershor. Shkak për këtë vendim të papritur të 31-vjeçarit është bërë një dëmtim në kockën e legenit

Në daljen për shtyp, ku bëri të ditur para gjithë botës vendimin e tij, skocezi nuk mundi t’i përmbante dot lotët. Murray theksoi se shpreson që trupi ta lejojë të vazhdojë deri sa të fillojë turneu i “Wimbledon”.

Dhimbjet e skocezit gjatë muajve të fundit kanë qenë të padurueshme, pasi tenisti i njohur po has vështirësi edhe në veshjen e çorapëve dhe këpucëve. Në karrierën e tij 14-vjeçare si tenist profesionist, Murray ka fituar 3 turne Grand Slam:  “Wimbledon” 2013, 2016 dhe “US Open” 2012, si dhe ka shkuar pesë herë në finalen e “Australian Open”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.