Një legjendë e futbollit anglez, mbrojtësi veteran rinovon sërish

0

Në Angli, futbolli është shumë i egër dhe futbollistët nuk mbijetojnë shumë gjatë, megjithatë, ka disa lojtarë që luajnë prej shumë vitesh te skuadrat e tyre. Një nga ta, është Lejton Beins.

Mbrojtësi anglez luan prej më shumë se 1 dekade te skuadra e Evertonit dhe 34-vjeçari, ka rinovuar dhe për një vit tjetër. Beins iu bashku Evertonit nga skuadra e Uigan në vitin 2007 dhe në 12  vite, ka luajtur më shumë se 300 ndeshje dhe ka shënuar 29 gola në kampionat.

Mëngjarashi ka luajtur shumë herë edhe me kombëtaren e Anglisë. Evertoni i rinovoi edhe për një vit kontratën mbrojtësit 34-vjeçar, që do të qëndrojë dhe sezonin e ardhshëm në “Goodison Park”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.