Një Kupë e shpikur vetëm për të gëzuar Mesin te Argjentina, nisin talljet në rrjetet sociale

Lionel Mesi është një nga futbollistët më të mirë në botë sa i përket gjithë historisë së futbollit. Por kur vjen puna te Kombëtarja, ky sulmues nuk ka fituar ende asgjë me Argjentinën. Të paktën deri dje, pasi një Kupë “është shpikur” vetëm që Mesi të ndiejë shijen e një trofeu me Kombëtaren e tij, megjithëse është e parëndësishme.

Bëhet fjalë për “Superclassico de las Americas” ku përballet Brazili me Argjetinën dhe është themeluar në vitet e fundit. Nga 5 përballjet mes tyre, “Albiceleste” arriti të fitonte për të parën herë në ditën e djeshme.

Mesit i është dorëzuar Kupa që e ka ngritur duke buzëqeshur, megjithëse nuk kishte vend për shumë gëzim. Kaq ka mjaftuar që në “Tëitter” të nisin edhe talljet me ironi, duke thënë se më në fund edhe ylli i Barcelonës mund të festojë një titull te Argjentina. /Sport Ekspres/