Një “klasike” në të Parën dhe 6 sfida në të Dytën, kalendari i ditës

0

Dinamo-Vllaznia është ndeshja e vetme e Kategorisë së Parë ditën e sotme.  Dy skuadra nga më të mëdhatë e futbollit shqiptar, vijnë në një përballje me synime të mbyllura. Vllaznia e ka siguruar matematikisht vendin e parë në Grupin A dhe është vetëm në pritje të finales me Bylisin. Dinamo nga ana tjetër kërkon të marrë pikët e nderit në këto ndeshje të fundit të fazës së tretë.

KATEGORIA E PARË
E diel, më 28 prill 2019, ora 16:00
Dinamo-Vllaznia (Në Pezë)

Kategoria e Dytë ka në program më shumë ndeshje.  Veçohet kryendeshja në Grupin A, Tërbuni-Partizani B, dy skuadrat e kreut. Pukjanët janë +4 pikë nga të kuqtë. Në këtë grup do të luhen edhe takimet e tjera, Gramshi-Tirana B dhe Klosi-Vllaznia B. Luzi 2008 dhe Internacional këtë javë janë pushim.

Në Grupin B, Shkumbini kryesues luan në Delvinë, një transfertë e vështirë. Devolli i vendit të dytë do të jetë pushim, pasi Termi është tërhequr nga gara. Kështu, skuadra e Nicës merr tre pikët në tavolinë. Albpetroli-Këlcyra dhe Tepelena-Maliqi janë dy ndeshjet e tjera në këtë grup. Të gjitha takimet zhvillohen prej orës 16:00.

KATEGORIA E DYTË-JAVA 23

Grupi A | Java 23
E dielë, më 28 prill, ora 16:00
Klosi-Vllaznia B
Gramshi-Tirana B
Tërbuni-Partizani B
Luzi e Internacional pushim

Grupi B | Java 23
E dielë, më 28 prill, ora 16:00
Albpetrol-Këlcyra
Delvina-Shkumbini
Tepelena-Maliqi
Devolli pushim

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.