Një kampion bote për Romën, tani vendos Sevilja

Roma e ka lënë pas me shpejtësi goditjen e rëndë marrë nga Barcelona, duke humbur brazilianin Malkom, sepse drejtori sportiv Monçi vazhdon punën prë të kompletuar ekipin, që është në Amerikë për fazë prëgatitore dhe turneun miqësore veror.

Në Amerikë ka qenë këto ditë për pushime edhe mesfushori francez Stivën Nzonzi, i cili sapo është shpallur kampion bote me Francën dhe Sevilja i ka dhënë pushime më të gjata se lojtarët e tjerë. Ndoshta pushimet do të përfundojnë me Nzonzi te Roma, sepse mesfushori raportohet të ketë arritur marrëveshjen me klubin italian.

29-vjeçari njihet mirë me Monçin, sepse ky i fundit e çoi te Sevilja në vitin 2015, ndaj marrëveshja është arritur lehtësisht: 4 vite kontratë, me 2,5 milionë euro në sezon plus bonus. Si për ironi të fatit, flitet se edhe Barcelona e kërkon, por këtë radhë Roma nuk ka frikë, sepse Nzonzi nuk tradhton.

Tani Roma duhet të zgjidhë dy çështje: duhet arritur marrëveshja me Seviljen, që kërkon të paktën 25 milionë euro, si dhe duhet shitur francezi tjetër Maksim Gonalon, i cili vjen nga një sezon zhgënjyes te Rojma dhe tani e duan Evertoni e Kristal Palas në Angli, për 8-9 milionë euro e shumta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *