Një kampion bote për Bajernin, pesë vite kontratë për mbrojtësin

Mund të konsiderohet zyrtare, Benxhamin Pavard do të jetë pjesë e Bajernit të Mynihut. Nuk bëhet fjalë për merkaton e janarit, por nga data 1 korrik francezi do të zbarkojë në Bavari, pasi vetë kampionët e Gjermanisë e kanë konfirmuar sot se gjithçka është mbyllur dhe 22-vjeçari do të jetë pjesë e skuadrës së Niko Kovaç në fund të edicionit.

Pavard u transferua në vitin 2016 te Shtutgardi, duke spikatur dhe tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave. Bajerni duket se ka nxituar për të mbyllur sa më parë marrëveshjen dhe vetë drejtori sportiv Hasan Salihamidziç ka treguar se mbrojtësi do të jetë pjesë e Bajernit duke nisur nga vera e ardhshme. Po ashtu drejtori zbulon se Pavard ka nënshkruar për 5 vite: “Mund të konfirmoj se Pavard do të bashkohet me ne prej 1 korrikut, ka firmosur kontratë 5-vjeçare”.

Pavard realizoi një gol fantastik në Kupën e Botës ndaj Argjentinës, i cili u zgjodh dhe goli më i bukur i kompeticionin. Një goditje e madhe për klubin gjerman, që siguron shërbimet e një prej lojtarëve më të dëshiruar në merkato. Ky transferim i ka kushtuar plot 35 milionë euro gjigantëve gjerman.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *