Një “juventin” në tentativë, meksikani i mashtron të gjithë

Jemi mësuar që në futboll të ndodhin mashtrime nga më të pazakontat. Diçka e tillë ka ndodhur nga meksikani Dionisio Farid Rodrigez, i cili ka pretenduar se është lojtar i Juventusit dhe i ka gënjyer të gjithë në Amerikën Jugore.

Gjithçka për meksikanin nisi në mediat sociale, për të vijuar më pas me intervista e autografe të shumta në Amerikën Jugore. Si fillim Rodrigez e ka nisur çdo gjë nga llogaria e tij në “Instagram”, teksa ka arritur shumë shpejt 16 mijë ndjekës, pas postimeve të tij me fanellën e Juventusit. Në llogarinë e tij, që momentalisht është e mbyllur, Rodrigez publikonte foto të tijat, por që realisht ishin foto të mbrojtësit të Juve Primavera, Zhoa Serrao. Meksikani zëvendësonte me veten e tij fotot e Zhoa Serraos dhe i postonte duke i mashtruar kështu të gjithë.

Një yll që dukej në lindje, Dionisio Farid Rodriguez filloi të nënshkruante autografe, të bënte “selfie” me tifozët si dhe t’i argëtonte këta të fundit duke i treguar për karrierën e tij me fanellën bardh e zi. Për të bërë çdo gjë akoma më të besueshme, meksikani pretendoi se kishte luajtur në dy skuadra të tjera moshash përpara se të binte në sy të Juventusit, të cilët e morën në ekipin e tyre. Një ëndërr e cila, mbeti në kufijtë e gënjeshtrës për Dionision.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *