Një jetë i veshur bardhezi, Kielini e pranon: Kam qenë tifoz i Milanit, fatkeqësisht

Kielini është padyshim një nga mbrojtësat më të mirë të futbollit italian, si dhe një nga emrat më të mëdhënj të Juventusit. Kapiteni 35 vjeçar ka dhënë së fundmi një intervistë ku ka folur gjerë e gjatë mbi veten e tij dhe mbi futbollin. Por megjithëse prej 14 vitesh i veshur bardhezi, pak kush mund ta imagjinonte se qendërmbrojtësi italian dikur mbështeste një nga kundërshtarët më të mëdhenj të Juventusit, Milanin.

Kielini është shprehur se fatkeqësisht dikur pëlqente kuqezinjtë, por me kalimin e viteve qendrimi i tij ka ndryshuar. Madje ka thënë se tashmë është kthyer në një tifoz aq të madh të Juventusit sa vështirë të gjesh një tjetër si ai.

“Unë isha një tifoz i Milanit, për fat të keq, por më vonë u përmirësova. Duke u rritur u bëra më i zgjuar. Maldini ishte i preferuari im. Unë kam një vëlla binjak, i cili ishte një juventin dhe unë nuk mund të mbështesja të njëjtin ekip si ai. Mund ta imagjinoni lumturinë e vëllait tim kur në moshën 20 vjeç më bleu Juventusi. Që kur kam qenë këtu ishte dashuri e menjëherëshme dhe tani mendoj se është e vështirë të gjesh një që është më shumë juventin se unë në tokë”, ka është shprehur Xhorxho Kielini./Sport Ekspres/