Një i pezulluar te Partizani, lëvizjet e mundshme

Ndeshja me Skënderbeun pritej të ishte e luftuar dhe normalisht do të shoqërohej edhe me kartonë të verdhë. Tre lojtarë të Partizanin u ndëshkuan, por vetëm njëri prej tyre rrezikonte ta humbte ndeshjen me Kamzën.

Ardit Hila është lojtari që do të mungojë, pasi i verdhi ndaj Skënderbeut ishte i katërti për të. Trajneri Skënder Gega në këtë mënyrë do të duhet të ndryshojë në mesfushë. Me shumë mundësi do të jetë Mala ai që do të zhvendoset në qendër.

Kjo lëvizje do të hapte një vend në krah dhe alternativat janë disa, duke nisur nga Çinari, apo Bardhi që do të linte sulmin për Rubin Hebajn. Gjithsesi gjithçka do të zbulohet gjatë seancave stërvitore të këtyre ditëve.

Partizani luan kundër Kamzës të shtunën prej orës 17:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”. Synimi i vetëm është marrja e fitores dhe të kuqtë do të bëjnë çmos ta realizojnë këtë objektiv. Fazën e parë në Kamzë kanë fituar 0-1 me gol të Bruno Telushit, i cili shënoi përmes një goditjeje dënimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *