Një “Hamza” për Juven, nis sulmi për talentin e mesfushës

0

Lojtarët e lirë janë raste që nuk duhen humbur, sidomos kur bëhet fjalë për futbollistë me kualitet dhe të rinj në moshë. Shumë emra janë përfolur si preferenca të kampionëve të Italisë.

Të gjithë nuk mund të merren, por bardhezinjtë po përdorin një taktikë interesante. Inteligjenca nuk ju mungon drejtuesve të “Zonjës”, të cilët nuk kanë as strese parash. Ardhja e Ronaldos ka dhënë efektin e vet. Ky Juventus është i vështirë për t’u refuzuar kur të troket në derë.

Hamza Rafia është një nga emrat e bllokut të Paratiçit. Vetëm 20 vjeç, mesfushor ofensiv, i fortë fizikisht dhe pjesë e Lionit. Kontrata i përfundon në fund të këtij muaji. Hamza nuk dëshiron të rinovojë, sidomos pas interesimit të Juventusit.

“L’Equipe” raporton se Paratiçi ka nisur sulmin. Për të mbyllur sa më shpejt marrëveshjen me talentin e lindur në Tunizi, i cili është një investim shumë i mirë për të ardhmen. Sidomos pa shpenzuar fare.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.