Një hall më pak për Nejmar, policia braziliane jep lajmin e mirë

0

Autoritet policore në Brazil kanë mbyllur hetimet mbi akuzat mbi përdhunim që u bënë ndaj futbollistit brazilian Nejmar. Arsyeja për këtë vendim është fakti se autoritet i kanë cilësuar të pamjaftueshme  provat e krimit që u janë vënë në dispozicion.

Telashet për Nejmar filluan në muajin maj, kur një modele braziliane akuzoi futbollistin e PSG-së për përdhunim. Sipas saj ngjarja ndodhi në një prej hoteleve më luksoz të Parisit.

Nejmar u mor në pyetje nga policia braziliane, ndërsa më pas u kundërpërgjigje akuzave duke akuzuar modelen braziliane për shpifje.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.