Një gol i dyshimtë, Besëlidhja mposht Erzenin mes sherrit

0

U aludua për tolerim e trukim, akuzoi Kamza, dha dorëheqjen shefi i klubit shijakase Altin Keçi, por… nëse ka pasur tolerim, futbollistët meritojnë premio për aktrimin e mirë.

Kjo për faktin se Erzeni-Besëlidhja vërtet përfundoi 1-0 për lezhjanët, por fitorja nuk ishte aspak e tillë si akuzonin kamzallinjtë.

Erzeni nuk toleroi, përkundrazi, luajti një ndeshje të vërtetë e burrërore, aq sa edhe mund të fitonte, me lojën dhe rastet që krijoi.

Besëlidhja fitoi me një gol të dyshimtë, për të mos thënë në pozicion jashtë loje neto, sepse fatkeqësisht kamera e televizionit nuk e kapi si duhen momentin e golit.

Gjithsesi, Dibra shënoi në minutën e 75-të nga një pozicion tepër i dyshimtë dhe kaq mjaftoi që lojtarët e Erzenit të protestonin gjatë, ashtu si bënë edhe në raste të tjera, me të drejtë në të paktën një rast, pasi skuadrës shijakase iu mohua një penallti e pastër, ashtu si Besëlidhjes në minutat shtesë.

Nëse ka dikush që gaboi në atë takim, ishin pikërisht gjyqtarët, sepse pati episode vërtet të çuditshme, por dy skuadrat luajtën një ndeshje të vërtetë dhe ky është lajm i mirë.

Besëlidhja i afrohet Kamzës kryesuese, Erzeni del praktikisht nga gara për ngjitje në Superiore.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image