Një gjigant për Partizanin, ka një plan të “dyshimtë”

Partizani po mendon për ndeshjet e Champions League kundër Karabak, ndërkohë që drejtuesit po punojnë edhe për të përforcuar ekipin. Dy miqesoret e këtij muaji, me Sarajevon dhe NS Mura kanë nxjerrë në pah problemet në mbrojtje që të kuqtë kanë. Shtatë gola të pësuar në dy ndeshje flasin vetë.

Largimi i Atandës ka lënë një boshllëk, që te Partizani duan ta mbulojnë me një lojtar ndryshe nga nigeriani. Muamer Axhem, një boshnjak 194 centimetra i gjatë, është aktivizuar në miqësoren e djeshme me NS Mura.

Sezonin e fundit, Axhem ka luajtur rregullisht te Sloboda Tuzla dhe te Partizani duhet të vendosin nëse do nënshkruajnë me të. Një problem është fakti që “demat” aktualisht kanë tre lojtarë të të njëjtit tip me Axhem.

Egzon Belica, e ardhmja e të cilit ende nuk dihet, Enea Bitri dhe Lum Rexhepi janë lojtarë të gjatë dhe Partizani me Axhem do shtonte një lojtar të njëjtë me ata që ka në skuadër. Atanda ishte një lojtar krejtësisht tjetër dhe boshnjaku nuk mund të shikohet si pasuesi i Atandës.

Ndoshta i Belicës, po… Mbrojtësi ende nuk ka rinovuar, edhe pse i është bërë një propozim 3-vjeçar pa detaje të tjera. 30 qershori është dita e fundit e kontratës dhe në kampin e kuq duhet të ndajnë mendjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *