“Një gjeni i futbollit dhe…”, shikoni si klubi anglez tallet me Mesin

Argjentina dhe Paraguaj u përplasën kundër njëra-tjetrës dje, sfidë e vlefshme për Copa America. Ky takim u mbyll në barazim 1-1 dhe pavarësisht se Mesi arriti të shënojë, nuk bëri një ndeshje shumë pozitive.

Kualifikimi nga faza e grupeve është komplikuar tepër për Argjentinën dhe kritikat kundrejt Mesit nuk kanë munguar. Përveç kritikave, ka pasur dhe nga ata që kanë ironizuar me paraqitjen e Mesit.

Klubi anglez, Njukasëll, ka shfrytëzuar Twitter-in për të ngacmuar yllin e Barcelonës. Krahas një fotoje, ku është në dyluftim Mesi dhe lojtari i tyre, Miguel Almiron, klubi legjendar anglez shkroi: “Një gjeni i futbollit dhe Lionel Mesi.”

Edhe pse në nuancat e shakasë, reagimet kanë qenë nga më të shumtat, madje “cicërima” e klubit anglez u bë virale në rrjet, me mediat nga më të ndryshmet që e raportuan si lajm. Ndoshta do të ketë dhe një reagim nga vetë Mesi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *