Një fotografi që i thotë të gjitha! Përtej gabimeve të arbitrave, arsyeja e dështimit të Barcelonës

Nga Klaudio Ndreca

Përse po dështon Barcelona në këtë sezon? Katalanasit po ndiejnë sot më shumë se kurrë frikën e madhe se titulli i La Liga-s i ka ikur nga duart, teksa Reali i Madridit do të shkojë 4 pikë larg në distancë, kur kanë mbetur edhe pesë ndeshje.

Por çfarë nuk po shkon te katalanasit? Kryengritjet brenda këtij ekipi që gjithmonë kanë ekzistuar, por trajneri Setien nuk është i aftë për të menaxhuar situata të tilla. Me një CV të paplotësuar për një skuadër të nivelit të Barcelonës, tekniku në fjalë nuk arrin dot të bëjë një trup të vetëm skuadrës.

Një fotografi shumë domethënëse është kapur edhe gjatë ndeshjes së sotme kundër Atletiko Madridit. Gjatë freskimit kur lojtarët mund të konsumojnë ujë, të gjithë pjesëtarët e Atletikos ishin të bashkuar me njëri-tjetrin për të marrë indikacionet, shumë më ndryshe nga Barcelona.

Ky moment i shkëputur nuk i përket rastësisë pasi edhe në ndeshjen e fundit u komentua gjatë sesi po në të njëjtin moment të pushimit, Lionel Mesi injoroi tërësisht zëvendës trajnerin e Barcelonës që kërkonte t’i jepte këshilla duke mos zgjedhur që ta dëgjojë. Një shembull i qartë ky për të treguar se pavarësisht individualiteteve, në futboll fiton gjithmonë grupi. Përtej gabimeve të arbitrave dhe ndikimit të tyre, Barcelona e humb për arsyen e sipëpërmendur garën me Realin e Madridit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *