Një formacion i tërë në infermierinë e Lacios, mes të dëmtuarve dhe dy shqiptarë

Skuadra e Lacios po përjeton një krizë dëmtimesh si kurrë më parë. Infermieria e klubit të drejtuar nga Simone Inzagi është mbushur me 10 lojtarë, të cilët nuk do të jenë të gatshëm për takimin e nesërm kundër Xhenoas.

Në listën e të dëmtuarve bënë pjesë dhe dy lojtarët shqiptarë Riza Durmishi dhe Valon Berisha. Mungesa më të rëndësishme janë ato në repartin e mesfushës, Parolos Lukas Leiva dhe Milinkoviç-Saviç do ta shohin ndeshjen nga ekrani i televizorëve.

Hallet për Inzagin nuk mbarojnë këtu, pasi dhe sulmuesi kryesor i skuadrës Çiro Imobile nuk është në 100% të formës, por do të sakrifikojë duke luajtur në fushë nga minuta e parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *