Një figurë sportive e çmuar si Enver Idrizit, sa shumë që ka bërë për Shqipërinë

Enver Idrizi është një nga personazhet dhe sportistët që i ka dhënë më shumë Shqipërisë. Pafundësisht shumë, teksa ka arritur të deportojë në arenën e sportit të karatesë, duke u shpallur atje edhe 4 herë kampion bote.

Nuk është një arritje e vogël kjo, por që mund të preket vetëm nga njerëzit më të mëdhenj. Idrizi është rritur nga ushtarët e UÇK-së dhe  ndikimi i tij në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe në Preshevë është shumë i gjerë. Kjo dallohet qartë edhe në dekoratat e nderimet e marra në vite për kontributin e tij. Si një përfaqësues i denjë i Shqipërisë është dekoruar edhe nga presidenti historik Ibrahim Rrugova me medaljen e artë që e kanë personalitet më të rëndësishme. Gjithashtu ka marrë edhe dekorim nga Bujar Nishani si “Nder i Kombit Shqiptar”. Në nder të tij ka marrë emrin “Enver Idrizi” edhe salla e sportit në Shkup.

Çmime të larta janë marrë edhe në Zyrih të Zvicrës, duke u dekoruar si koka e Skënderbeut. Kjo pasi Enver Idrizi vazhdon t’i japë dhe shërbejë figurës dhe simbolit të Shqipërisë. Kontaktet e tij me njerëzit e njohur në gjithë botën janë të shumta, ndërsa ka pasur takime me legjenda si Mike Tysoni, ka qenë i ftuar në shtëpinë e Muhamed Ali vite më parë dhe kur legjenda e boksit ishte gjallë, por edhe i erdhi edhe një ftesë për të luajtur në filmin e Van Damme, që nuk do të realizohej për arsye të tjera. Një figurë e rrallë dhe që i shërben pafundësisht Shqipërisë si Enver Idrizi, njerëz të tillë duhen falenderuar për kontributin e tyre./Sport Ekspres/