Një femër përjashtohet një vit, Disiplina dënon “boksierët” dhe shpik kategori

Sjelljet problematike të disa lojtarëve më Kategorinë e Parë kanë marrë vëmendjen kryesore të Komisionit të Disiplinës. Dy lojtarë të Shënkollit janë dënuar për episodet e dhunës në ndodhura në ndeshjen Veleçiku – Shënkolli, ndërsa ka pasur dënime edhe për lojtarë të Pogradecit e Tomorit.

Është për t’u veçuar fakti se dënimi më i rëndë është dhënë për një ngjarje në kampionatin e femrave, ku lojtarja e skuadrës Juban Danjës, Paula Jaku, është dënuar më një vit përjashtim nga futbolli.

Ndërkohë, në kampionatet e moshave vazhdon në masë fenomeni i mosparaqitjeve të skuadrave. Kësaj radhe  Komisioni ka vepruar me dorë të hekurt duke përjashtuar nga aktiviteti futbollistik Kamzën U17, krahas kësaj mase ky ekip është me uljen e një kategorie më poshtë. Në fakt, nuk ekziston në futbollin e moshave një tjetër kategori poshtë së Parës

  1. Lojtari i KF “Shënkolli”, Emirjon Mirdita, për dhunë ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/e te KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
  2. Lojtari i KF “Shënkolli”, Klaudjo Pjetrushi, për goditje ndaj zyrtarit të ekipit kundërshtar ,në bazë të Nenit 48/2e te KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
  3. Lojtari i KF “Pogradeci”, Anteo Osmanllari, për goditje ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
  4. Lojtari i KF “Tomorri”, Aldo Dervishi, për goditje ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
  5. KF “Turbina”, paralajmërohet se në rast përseritje të vonesave në fillimin e lojës do të jetë subjekt i masave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloreve të tjera të FSHF.
  6. Lojtari i KF “Skrapari”, Sajmir Gega, për sulm ndaj tifozëve, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
  7. Lojtari i KF “Skrapari”, Florjan Kopace, për sjellje jo sportive ndaj tifozëve, në bazë të Nenit 48/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
  8. KF “Korabi” U-19, për mos paraqitje në ndeshje kundër “Shkëndija B.T” U-19, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3(tre) pikëve nga klasifikimi.
  9. KF “Spartaku” U-19, për mos paraqitje në ndeshje kundër KF “Kukësi” U-19, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3(tre) pikëve nga klasifikimi.
  10. Lojtari i KF “Bylis” U-19, Brahaj Myrto, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1/a te KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
  11. KF “Kamza” U-17, për mosparaqitje në ndeshje me KF “Term” U-17, në bazë t Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavoline me rezultatin 3-0 dhe zbritjen e 3(tre) pikëve nga klasifikimi. Në aplikim të Nenit 40/1 të KDS dhe Nenit 86/2/e dhe 86/2/d të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, KF “Kamza” U-17, është përsëritës i shkeljes e mësipërme, për këtë arsye dënohet me përjashtimin nga aktiviteti për këtë sezon futbollistik dhe zbritjen e një kategorie më të ulët.
  12. Të gjitha pikët që ekipet e tjera kanë marrë në takime direkte me KF “Kamza” U-17, do të përllogariten në bazë të Nenit 86/3/b të Rregullores së Veprimtaris Futbollistike.
  1. Lojtarja e “Juban Danja” femra, Paula Jaku, për dhunë ndaj zyrtares të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/b të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti.
  2. Lojtari i KS “Valbona”, Dorelo Aliko, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1/a te KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
  3. Zyrtari i KF “Pashtriku” U-15, Ardjan Poga, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/a të KDS, dënohet me 8(tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  4. Rrëzimin e kërkesës se lojtarit të KF “Vllaznia” U-19, Angjelo Radovani, si të pa bazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *