“Një-dy, një-dy, një-dy”/ Nuk është gol i zakontë, Dibala dhe Higuain i mahnisin të gjithë

Juventusi është duke luajtur ndaj Udinezes për Kupën e Italisë. Teksa jemi ende në pjesën e parë, rezultati është në shifrat 1-0. Goli i vetëm deri tani është shënuar nga Gonzalo Higuain.

Por këtu nuk bëhet fjalë për një realizim të zakontë. E shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale dhe e duartrokitur nga tifozët, pasimet mes Dibalës dhe Higuain janë impresionuese. Jo pak, por tre herë është shkëmbyer topi në taktikën “një-dy”, për të mbërritur deri te tundja e rrjetës së Udinezes. Në këtë përballje mungon ylli Kristiano Ronaldo, por Juventusi nuk duket se po e vuan shumë. /Sport Ekspres/